ShareThis

Homee

Search This Blog

Vllasi: BE mund të imponojë zgjidhje për veriun

Thursday, March 21, 2013

Analisti politik, Azem Vllasi, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se nuk është optimist se dialogu Kosovë-Serbi , do të përfundojë me 2 prill, kur do të mbahet edhe takimi i radhës në mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.


Vllasi tha se arritja e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, për të ashtuquajturën asociacion të komunave me shumicë serbe, është e rëndësishme dhe njëkohësisht shumë e rëndë, si për palën serbe ashtu edhe për atë kosovare.
Sipas tij, nëse në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë nuk arrihet marrëveshje, Bashkimi Evropian (BE) do të imponoj një zgjidhje që do të kënaq të dyja palët.
“Për palën kosovare e rëndësishme në ketë dialog është që kompetencat e bashkësisë së komunave me shumicë serbe të mos dalin jashtë juridiksionit të Kosovës”, thotë ai.
Ai vlerëson se vijat e kuqe nga ana e palës kosovare janë tejkaluar me vetë faktin se në dialogun Prishtinë-Beograd, po flitet për çështje të brendshme të Kosovës.
“Pala serbe po kërkon që bashkësia të ketë kompetenca vendimmarrëse. Kjo kërkesë nuk besoj që do të pranohet prej Kosovës, sepse bie në kundërshtim me Kushtetutën duke nënkuptuar një nivel të tretë të pushtetit”.
Analisti Vllasi thekson se loja tashmë po luhet në oborrin e Kosovës, dhe sipas tij, kjo lojë është me plotë rreziqe për shtetin e ri.
“Në dialogun Kosovë-Serbi, vija e kuqe nga ana e palës kosovare jo vetëm që është tejkaluar, por madje nuk po respektohet as rezoluta e Kuvendit të Kosovës, sipas të cilës në dialogun Prishtinë-Beograd nuk do të bisedohet për çështje të brendshme të Kosovës. Tash për palën kosovare çështje esenciale është qysh si të shpëtohen me fytyrë prej dialogut”, tha Vllasi.
 

Blogger news

Blogroll

Live Kosova

Most Reading

Blogger templates