ShareThis

Homee

Search This Blog

Rama: Muhabet rrugësh

Thursday, March 21, 2013

Kryetari i PS-së, Edi Rama komenton në një postim në blogun e tij, premtimet e kryeministrit Sali Berisha për punësimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në editorialin e tij të titulluar “Muhabet rrugësh” , Rama ironizon shifrat e kryeministrit për punësimin duke i cilësuar ato si gënjeshtra.




“Rruga është punësim” ishte mbishkrimi i një foltoreje qeveritare inaugurimesh. S’ka dyshim se qeveria që premtoi 160 mijë vende pune në vitin 2009 dhe që brenda tre vjetësh u humbi shqiptarëve 51 mijë vende pune, e ka një hall të madh me temën e punësimit. Sepse u ka borxh njerëzve 211 mijë vende pune, 160 mijë që ua premtoi për t’u marrë votën e nuk ua dha dhe 51 mijë që i kishin vetë e ua humbi. Dhe me teorinë laje borxhin me borxh së fundi u premton 250 mijë vende të reja pune, pra e rrit premtimin me rreth 45 për qind në raport me 2009. Që do të thotë se nëse largqoftë do t’i gënjente e vidhte në votën e tyre edhe njëherë shqiptarët, pas tre vjetësh në rrugën e rrënimit të mëtejshëm, mund t’i çojë humbjet e vendeve të punës në 45 për qind më shumë, 74 mijë!”, shkruan Rama.
Kryesocialisti është shprehur më tej se qeveria është zënë ngushtë nga shifrat e rritjes së papunësisë prandaj dhe ka shpikur edhe mbishkrimin “Rruga është punësim”.
“Sigurisht që këto parashikime nuk janë shkencore, por lehtësisht të kuptueshme dhe aspak të pamundura brenda logjikës së rrënimit që sjell pas vetes çdo premtim i Saliut, mu si një borxh më i madh që lan një borxh më të vogël. Por përtej asaj që nuk do të ndodhë në të ardhmen sepse Partia Demokratike nuk do të marrë një mandat tjetër, mbetet fakt se qeveria është zënë shumë ngushtë përballë realitetit të papunësisë në rritje gjatë gjithë këtyre viteve. 1 milionë të papunë janë një shifër ulëritëse që mund ta mbulosh duke e mohuar, aq sa mund të mbulosh krizën e gjithanshme që ka pllakosur familjen e zakonshme shqiptare e vetë Shqipërinë. Prandaj u duhet edhe një pohim dhe në pamundësi për të pohuar, me fakte jo me llafe, se kanë hapur ndonjë vend të ri pune, kanë shpikur së fundi mbishkrimin rruga është punësim” shkruan Rama.
Ai ka theksuar se për të rritur punësimin duhet një projekt i mirëfilltë zhvillimi dhe jo vetëm ndërtim rrugësh.
 

Blogger news

Blogroll

Live Kosova

Most Reading

Blogger templates