ShareThis

Homee

Search This Blog

Policja angleze: Ja pse u konvertova në Islam

Wednesday, April 3, 2013


Çdo vit më shumë se 5000 anglezë konvertohen në fenë islame. Më shumë se gjysma e atyre janë të bardhë dhe 75 përqind janë femra.
Por cilat janë arsyet pse ata vendosin të ndryshojnë komplet stilin dhe mënyrën e jetës dhe besimit?
Një grua britaneze e cila ka bërë këtë ndryshim në jetën e saj tregon arsyet pse ajo mori këtë vendim.
Janye Kemp, 28 vjeçare është nga Manchesteri dhe punon si police.
Jayne patrullon çdo ditë me uniformën policore por njëkohësisht është e mbuluar me shami.
Madje, asaj i duhet shpesh të punojë në kohë shtesë në mënyrë që të marrë pjesë në faljen e xhumasë të premteve.
Jayne u konvertua në myslimane në prillin e vitit të kaluar. Tashmë ajo po planifikon që ta ndryshoj edhe emrin e saj në Aminah, shkruan TheSun.
“Mendova se islami u mohonte shumë të drejta grave, duke i bërë skllave të “kuzhinës”, por më vonë e kuptova se në thelb të saj qëndron të qenit bujar me vetën tuaj, me rrethin dhe me kohën”, thotë Kemp.
“Unë mendoj se kam rënë në dashuri me këtë fe. Ajo të bënë njeri të durueshëm, të drejtë e të respektueshëm”, vazhdon rrëfimin ajo.
Pavarësisht ndryshimit drastik, Jane thotë se kolegët në Policinë e Manchesterit dhe familja e saj e kanë mbështetur vendimin e saj, ndërkohë që ajo po mundohet të ndryshoj mendimin e skeptikëve për islamin.

Bayerni me një këmbë në gjysmëfinale

Tuesday, April 2, 2013

Juventusi ishte kundërshtar i lehtë për Bayern Munichun në Allianz Arena. Takimi i parë çerekfinal mes dy gjigantëve të futbollit evropian përfundoi me rezultat 2-0 në favor të ekipit gjerman.
Vetëm disa sekonda pasi gjyqtari dha shenjë për fillimin e takimit, David Alaba pranoi një top nga Schweinsteiger dhe me një devijim të Arturo Vidal i çoi në ekstazë tifozët vendas (1’).
Bianconerët e menaxhuan kontrollimin e topit për disa minuta pas pësimit, mirëpo nuk kishin alternativa në fazën ofensive. Gjatë kësaj periudhe përmendim një gjuajtje të lirë të Andrea Pirlos, që ishte rasti i vetëm për t’u përmendur për mysafirët në pjesën e parë.
Lëndimi i Toni Kroos dhe inkuadrimi i Arjen Robben (16’) ndryshoi rrjedhën e takimit. Bavarezët e dominuan në tërësi pjesën e mbetur të fraksionit të parë me raste të shumta, dy nga të cilët i takuan pikërisht holandezit, por njërin ia mohoi Buffon, e tjetrin e goditi jashtë porte.
Bardhezinjtë ishin me fat që nuk u ndëshkuan më tepër në 45 minutat e para të takimit.
Loja e mrekullueshme e vendasve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë, me presionin e vazhdueshëm që ushtronin mbi Bianconerët, të cilët dukeshin të humbur në fushë.
Buffon mbrojti goditjen e Luiz Gustavos, por e lëshoi topin, të cilin e mori Mario Mandzukic dhe asistoi te Thomas Mueller. Gjermani realizoi me lehtësi (63’).
Pas golit të dytë dhe inkuadrimit të dyshes sulmuese Vucinic-Giovinco, skuadra mysafire ndërtoi disa aksione dhe u kthye në lojë për disa minuta, mirëpo nuk kishte fuqi që ta thyente Bayernin e fuqishëm që vazhdonte të prodhonte rrezik deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Rezultati 2-0 e bën një favorit të madh Bayern Munichun për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, duhet të presim edhe zhvillimin e ndeshjes kthyese në Juventus Stadium. /Telegrafi/



Dafina Zeqir Publikon haptas Simbolet e Grupit ILUMINATI


Tani Dafina me foto direkte tregon se ka te bej me grupin ILUMINATI
Simbolet e saja qe tani ma jan te shpeshta ne Klipet e saj dhe Fotot
Kjo foto deshmon qart Pamjet e dalluara te simboleve te shum perfolura.

Asgje nuk shpeton pa u filmuar ne BBA, ja skenat e turpshme të Elenes

Friday, March 29, 2013

Asgje nuk shpeton pa u filmuar ne BBA, ja skenat e turpshme të Elenes



Fiton 30 milionë dollarë por nuk mund t’i shpenzojë

Mund të fitosh 30 milionë dollarë falë një shpikje gjeniale dhe nga këto të mos kesh mundësinë të shpenzosh asnjë.

Kjo ndodh kur je 17 vjeç, ashtu si Nick D’Alosio, adoleshenti britanik që shiti aplikacionin e tij, “Summly” tek Yahoo për shumën marramendëse, e cila deri kur ai të mbushë moshën madhore, sipas ligjeve britanike, do të menaxhohet nga prindërit e tij.
“Summly” është një aplikacion për smartphone dhe mundëson përmbledhjen e lajmit në 400 karaktere. Yahoo synon ta përdorë atë për klientët e saj që kërkojnë të informohen edhe gjatë kohës që janë në lëvizje.
Bazat e aplikacionit Nick i ka hedhur që në moshën 15-vjeçare, por në atë kohë quhej “Trimit”. Nick i lindi ideja për ndërtimin e “Trimit” teksa po bënte disa kërkime në Google për provimet e historisë. Ajo që ai pa ishte shumë “rrëmujë”, informacione me bollëk, por shumica e tyre të parenditura si duhet, të padobishme dhe tejet të lodhshme, transmeton Shekulli.
Ai përveshi mëngët dhe ndërtoi aplikacionin e tij që kalon në sitë gjithë informacionet duke hequr mënjanë “materialet e padobishme”. I pari që i besoi ishte miliarderi nga Hong-Kongu, Kong Lu Ka-shing i cili investoi 250 mijë dollarë për të. Menjëherë pas tij nxituan Ashton Kutcher, Yoko Ono, Stephen Fry dhe Wendy Murdoch.
Suksesi i “Trimit” bëri që 17-vjeçari të përmirësojë versionin fillestar të krijesës së tij dhe në tetor të vitit të kaluar hodhi në treg, “Summly”. Që nga ajo kohë e deri para blerjes nga Yahoo, ky aplikacion është shkarkuar mbi 1 milion herë nga përdoruesit.
Por tani “Summly” do të mbyllet. Yahoo ka përvetësuar teknologjinë dhe do ta rihedhë në App Store, sipas linjës së drejtimit të Marissa Mayer, ndërsa Nick do të jetë një specialist pranë kompanisë…së themeluar kur ai ende nuk kishte lindur. 

Televizorët Ultra-HD, fjala e fundit e teknikës

Wednesday, March 27, 2013

Në Ekspozitën e Elektronikës së Konsumit (CES) në Las Vegas disa kompani prezantuan modelet e tyre të televizorëve me rezolucion ultra të lartë
Mendoni se televizorët me rezolucion të lartë HD përbëjnë teknologjinë e fundit? Përgjigja “Po” do ishte e gabuar. Në Ekspozitën e Elektronikës së Konsumit në Las Vegas shumë kompani kanë prezantuar modelet e tyre të televizorëve me rezolucion ultra të lartë:
Gara për të krijuar televizorë me ekranë gjithnjë e më të mëdhenj ka sjellë një problem për kompanitë e teknologjisë: ndërsa përmasat e ekraneve rriten, cilësia e figurës përkeqësohet, përveçse në rastin kur shikuesit largohen më tepër nga ekrani.
Këtë vit, prodhuesit e televizorëve janë përpjekur t’i japin zgjidhje këtij problemi. Modele të reja me “rezolucion ultra të lartë” u paraqitën në Ekspozitën e Elektronikës së Konsumit në Las Vegas nga kompani si LG, Sharp, Sony dhe Samsung.
Duke përshkruar modelin e ri të televizorëve Samsung UHD, zëvendës drejtori i kompanisë, Joe Stinziano, tha se ekrani duket sikur lundron në kornizë.
“Ne krijuam këtë paraqitje për modelin, që mendojmë se do të jetë pjesë e çdo dhome ndenjjeje për vite me radhë. Televizorët me rezolucion ultra të lartë ofrojnë pamje me katër herë më tepër pikselë se modelet LED dhe kjo dendësi pikselash paraqet edhe detajet më të vogla duke dhënë pamje me cilësi të pabesueshme, pothuajse të gjalla.”
Konsumatorët kanë prirje të blejnë një televizor të ri çdo shtatë vjet ose më tepër dhe prodhuesit shpresojnë se teknologjia do t’i japë atyre një arsye më tepër për të ndryshuar. Gjigantët e elektronikës po ofrojnë modele me shumë përmirësime.
Me gati 8,3 milionë pikselë, një ekran me rezolucion ultra të lartë përmban katër herë më shumë pikselë se sa një model HD. Për shkak të rezolucionit të lartë, shikuesit nuk kanë nevojë të ulen shumë larg. Sipas disa vlerësimeve, qartësia e figurës nuk humbet edhe nëse qëndron pranë televizorit në një largësi sa gjatësia diagonale e ekranit.
Nëse humbisni gjithmonë telekomandën, Panasonic ju ofron mundësinë të përdorni televizorin me komanda zanore. Kompania Sharp paraqiti një model që pritet të dalë në dyqan në muajin mars, Serinë e 8-të, e cila përfshin telekomandimin me anën e një programi për smartphone-ët apo kompjuterat tabletë.
Edhe televizori LG OLED mund të përdoret nga distanca me anë të fjalëve, por përgjegjësi i marketingut James Fisherman thotë se ky model ka një veçanti.
“Modeli i ri “Magic Remote” i këtij viti arrin të njohë gjuhën e natyrshme, pra nuk do ju duhet të flisni si një robot.”
Çmimet e televizorëve ultra-HD mund të kërkojnë disa vite kohë para se të ulen mjaftueshëm për të blerë nga masat. Megjithatë, ndoshta jo dhe aq shumë sa mund të duket. Sipas një studimi të grupit IHS, rreth 20 për qind e televizorëve që do të transportohen në nivel global në vitin 2017 do të jenë të 50 polsh ose më të mëdhenj.
Përsa i përket telefonisë celulare, drejtori ekzekutiv i kompanisë Sony Kazuo Hirai paraqiti modelin e ri të smartphonit, Xperia.
“Në këtë ekspozitë po paraqesim modelin tonë të ri kryesor, Xperia Z, një telefon inteligjent superior që ofron një përvojë unike. Xperia Z kombinon aftësitë e smartphone-ëve më të mirë me teknologjinë e avancuar Sony. Me një dizajn të bukur, ai ka aftësi të avancuar lidhjeje me internetin dhe ofron përmbajte argëtuese.”
Xperia Z ka një sistem operativ Bravia dhe mund të lidhet me televizorin Sony për të ndarë video dhe informacione të tjera.

Të mirat e konsumimit të limonit


Nga më të vjetrat dhe më të njohurat veti të lëngut të limonit është burim i vitaminës C. Vitamina C është një antioksidant thelbësor që ndihmon pastrimin e trupit nga radikalet e lira. Këto radikale të lira mund të shkaktojnë dëmtimin qelizor, duke çuar në sëmundje të zemrës, kancer dhe sëmundje të tjera serioze. Vitamina C është gjithashtu një bllok i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi të shëndoshë imun. Lëngun e limonit e gjejmë në shumë përdorime, ku më posht po japim disa prej tyre.
- Kapsllëku

Lëngu i limonit ndihmon për të kuruar problemet e lidhura me kapsllikun. Shtoni disa pika limoni në pjatën tuaj. Limoni vepron si një pastrues gjaku dhe si një agjent i spastrimit.
- Temperaturë
Lëngu i limonit mund të ndihmojë një person i cili vuan nga gripi, i ftohti ose kur ka ethe. Limoni ndihmon për të thyer ethet duke rritur djersën.
- Kujdesi i dhëmbëve
Lëngu i limonit është i përdorur për kujdesin dentar gjithashtu. Nëse lëngu i limonit aplikohet në zonat ku ka dhimbje dhëmbi atëherë dhimbja pushon. Lëngu i limonit ndalon gjakederdhjen nga dhëmbët. Limoni ndihmon nga era e keqe e gojës dhe probleme të tjera në lidhje me mishrat. Përveç kësaj, limoni mund të përdoret gjithashtu në pastrimin e rregullt te dhëmbëve tuaj. Ju mund te shtoni lëng limoni në pastën tuaj të dhëmbëve.
- Për flokët
Lëngu i limonit ka dëshmuar veten në trajtimin e kujdesit për flokët në një shkallë të gjerë. Lëngu i limonit nëse aplikohet në lëkurën e kokës mund të trajtoj probleme si zbokthi, rënia e flokëve dhe probleme të tjera që lidhen me flokët. Lëngu i limonit nëse aplikohet mbi flokët, i jep një ndriçim natyral flokut.
- Lëkura
Lëngu i limonit, duke qenë një ilaç natyral antiseptik, mund të përdoret për të kuruar problemet e lidhura me lekurën. Lëngu i limonit mund të aplikohet për të ndaluar edhe djegiet e diellit. Lëngu i limonit gjithashtu mund të aplikohet në lëkurë për ata që kanë ekzemë. Ajo vepron si një ilaç kundër plakjes dhe mund të heqë rrudhat dhe pikat e zeza. Nderësa kundra djegies mund të zhduk plagët. Limoni është një agjent ftohje, dhe në këtë mënyrë ai zvogëlon ndjesitë djegëse në lëkurë.
- Gjakderdhje të Brendshme
Limoni ka veti antiseptike, ajo mund të ndalojë gjakderdhjet e brendshme. Psh ju mund të aplikoni lëng limoni në pambuk dhe ta vini në hundë për të ndaluar gjakderdhjen.
- Reumatizmi
Limoni është gjithashtu një diuretik dhe me të mund të trajtohen reumatizmat dhe artriti. Ai ndihmon për të nxjerr bakteret nga trupi.
- Pesha
Nëse një person merr lëng limoni të përzier me ujë të vakët dhe mjaltë, kjo përzierje mund të zvogëlojë peshën e trupit.
- Çrregullime në frymëmarrje
Lëngu i limonit ndihmon në shërimin e problemeve të frymëmarrjes si dhe ëeshtë i dobishëm për persona që vuajnë nga asma. Limoni duke qenë një burim i pasur i vitaminë C, ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të frymëmarrjes.
- Kolera
Sëmundje si kolera apo malaria mund të trajtohen me lëng limoni sepse ai vepron si një pastrues gjaku.
- Relaksues për këmbët
Limoni është një agjent aromatik dhe antiseptik dhe është i dobishëm në relaksimin e këmbëve. Shtoni disa limona në ujin e ngrohtë dhe vini këmbët në ujë për t′u relaksuar.
- Infeksionet e fytit
Limoni është një frut i shkëlqyer që ndihmon në luftimin e problemeve në lidhje me infeksionet e fytit sepse ajo ka veti antibakteriale.
- Tension të lartë
Pirja e lëngut te limonit është e dobishme për njerëzit që vuajnë me probleme të zemrës, pasi përmban kalium. Ajo kontrollon tensionin e lartë, marremendjen, vjelljen si dhe siguron relaksim të mendjes dhe trupit. Kjo redukton stresin mendor dhe depresionin.

Së shpejti iPhone 6 do t’a keni në duar


IPhone 6 është duke u përgatitur për të hyrë në treg në fillim të qershorit.Ekspertët gjithashtu tregojnë se celulari do të jetë i pajisur me një aparat HD super.
IPhone 6, gjithashtu i quajtur jozyrtarisht e 5s iPhone, do të jetë shtëpi për një ekran 4.8-inch, deri nga katër-inch.
Apple është duke menduar gjithashtu për të bërë celularin e shtatë të gjeneratës së saj në dispozicion në një mori mundësish të reja, duke përfshirë edhe ngjyra rozë, të verdhë, blu, jeshile, të purpurt, të kuqe dhe argjendi.

Shqipëria, vendi më homofob i Europës


Shqipëria është vendi më homofob i Europës, vlerësoi një raport i Fondacionit “Shoqëri e Hapur” (Open Society), publikuar ditën e hënë.
Sipas këtij raporti, vendi ynë është ai që më pak aprovon stilin e jetesës së çifteve homoseksuale, biseksuale, transeksuale apo lesbike.
Sondazhi i “Open Society” u realizua në 30 vende europiane dhe në Shqipëri, më shumë se gjysma e popullsisë, ose 53% e saj, u përgjigjën se “anëtarët e komunitetit LBGT nuk duhet të kenë të drejtën të jetojnë në mënyrën që duan”.
Nga ana tjetër, vendet më liberale për zgjedhjet seksuale janë Suedia e Holanda, ku vetëm 3% e popullsisë janë të mendimit se anëtarët e komunitetit LBGT nuk duhet të shprehin hapur preferencat e tyre seksuale.
Duhet thënë se me përjashtim të Kroacisë, Shqipëria ishte vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor i marrë në studim, në një rajon ku besohet se homofobia ka përqindjet më të larta, krahasuar me të gjithë vendet e tjera europiane.

Arrestohet ish-drejtori i një banke, ndërhyri në llogaritë VIP, dëmi 100 mijë euro


TIRANË- Një ish-drejtor i një banke në Tiranë është vënë nën pranga, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Policia e Tiranës bëri me dije se nga hetimet e kryera ish-drejtori Genci Markollari ka ndërhyrë në llogaritë bankare të klientëve VIP në bankë duke kryer një dëm prej 100 mijë eurosh.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini bëri të ditur gjatë një konference për shtyp se arrestimi i shtetasit 37- vjeçar, Genci Markollari, me detyrë drejtori i një banke të nivelit të dytë në vitet 2004-2012, është bërë në kuadër të një operacioni të koduar “Bankieri”.

Sipas saj, ai akuzohet se ka përfituar një shumë prej mbi 100 mijë euro, të cilën e ka tërhequr cash nga llogaritë e klientëve të mëdhenj të bankës ku ishte i punësuar.

“Ish drejtori duke shpërdoruar detyrën ka tërhequr para kesh nga llogaritë duke bërë derdhje virtuale, apo fiktive me dëm ekonomik mbi 100 mijë euro. Kete aktivitet ai e ka bere ne bashkëpunim me punonjës të tjerë të bankës, emrat e te cileve nuk behen te ditur per efekt hetimesh, në afat 2 vjecar në llogaritë e mbi 5 klientëve”- tha ajo.

Mësohet se ai ishte shkarkuar nga detyra pas një denoncimi në muajin dhjetor të vitit, 2012. 

Vrasja në ’98 e ish-ministrit Krasniqi, familja: Të rivarroset në Kosovë


Ahmet Krasniqi, ish-ministër i parë i Mbrojtjes së Kosovës, ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë në moshën 50-vjeçare, prehet në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Aziz Krasniqi, kushëriri i parë i ministrit, në intervistën dhënë për "Gazetën Shqiptare", shprehet se në këtë 15-vjetor të përkujtimit të tij do kërkojnë që eshtrat e Ahmet Krasniqit të kthehen në Kosovë dhe të vendosen në varrezat e dëshmorëve. Por si ka qenë jeta e ish-ministrit në fëmijëri, rritja e tij jetim e sa ka ndikuar familja e krijuar me serben Sllobodanka në përcaktimet e ndryshme që i kanë bërë qenies së tij pas vrasjes...

Keni qenë ndonjë herë në shtëpinë e tij në Tiranë? Sa di unë dhe jam i sigurt, Ahmet Krasniqi nuk ka pasur shtëpi personale në Tiranë. Ai ishte në Tiranë përkohësisht, por edhe në Tropojë, derisa të futej në Kosovë me batalionin "Skënderbeu".
Pas vrasjes së Krasniqit, pati më ofensiva serbe? Pas vrasjes së tij në Tiranë, më 21 shtator 1998, në mëngjesin e 22 shtatorit, forcat serbe e bënë Zhilivodën (vendlindjen e Ahmet Krasniqit) rrafsh me tokë. Popull dhe ushtarë ishim të strehuar në Qyqavicë, pikërisht familja ime u gjind në vendin e quajtur Qeshmja e Djefci.
Pse nuk i interesonte politikës kosovare të kishte në qeveri një burrë si Ahmet Krasniqi? Sepse ishte lufta për pushtet, sepse ishin përçarjet pikërisht sikur në kohën e Jusuf Gërvallës. Sepse gjatë luftës mbretëronte një atmosferë vëllavrasëse mu sikur pas Mbledhjes së Mukjes dhe kjo gjendje vazhdoi edhe pas luftës që gjithashtu janë të dhimbshme.
Vrasësit e tij janë identifikuar dy shqiptarë që përdorin dialektin e Kosovës, dini gjë për fatin e tyre, njërin kemi lexuar se është vrarë? Besoj që për këtë pyetje jam përgjigjur në pyetjen e mësipërme. Sikur të dinim dhe të ishim të sigurt nga ajo që thuhet në net, sigurisht që do t'iu bënim padinë në gjyq. Emri dhe mbiemri i të vrarit gjendet në faqen e (FB) të Ahmet Krasniqit. Por, atë emër e shkroi nofka Arvan Arvanitas. Sa mund t'i besohet një nofke!?
E kë akuzoni për vrasjen e tij? Kjo çështje është aq shumë e koklavitur sa s'mund t'i vesh gishtin askujt. Për këtë kemi kërkuar nga drejtësia shqiptare të hapë dosjen e Ahmet Krasniqit për t'u gjetur vrasësit, ose të na thonë nëse kjo është vazhdimësi e persekutimit të fisit tonë nga ai rrjeti enverist si Haziz Xhelivodës e ministrit Krasniqi. Është thënë se 3 vetë në atë atentat kanë qenë nga Shqipëria e pesë nga Kosova. Pse nuk jepen emrat e tyre, të dënohen, por i duhet të mbajë në ndërgjegje peshën e vrasjes së Ahmetit.
Komandanti ka lënë gruan, Sllobodankën, vajzën Teutën e një djalë, Florentin. Ku jetojnë ata tani, me se merren, sa shpesh i takoni? Gruaja jeton në Rovinje ndërsa fëmijët në Zagreb. Djali vjen shpeshherë në Kosovë d.m.th takohemi 4 apo 5 herë në vit.
Po bashkëshortja e Ahmetit, Sllobodanka është kroate? Është serbe, por dihet fakti që në atë kohë me kryerjen akademinë ushtarake dhe me marrë gruan shqiptare ka qenë shumë vështirë.
Ka ndikuar gruaja e tij që disa e quajnë jugosllav? Po çfarë lidhje ka gruaja. Edhe Ismail Qemali gruan e kishte bullgare, por vetë ishte shqiptar. Vrasja e Ahmet Krasniqit ka qenë vrasja më e madhe pas Hasan Prishtinës dhe e ngjashme me vrasjen e anëtarit të qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Durrahi. Fatkeqësisht këtu përsëritet historia, për shkak se ende ka njerëz që kanë propaganduar e propagandojnë kundër popullit shqiptar.
Mund të na tregoni copëza kujtimesh tuajat personale me të ndjerin ministër? Viti nuk më kujtohet kur ka qenë në familje, por besoj diku rreth vitit 1989-1990, po në atë kohë isha në shoqërinë kulturo- artistike "Jusuf Gervalla" dhe Ahmeti më tha: Këndoja Bacit një këngë me çifteli. Ja këndova këngën "Moj Serbi shtrig e vjetër" kur përfundova më tha: Të këndoftë zemra e rrofsh Aziz Zhilivoda i vogël.
Kur ia këndove këngën, Ahmeti erdhi në shtëpinë tuaj? Ishim në odën e axhës Ragip, kështu që shtëpia jonë ka qenë e përbashkët.
Po gjyshi juaj, ku jetonte dhe pse u dënua? Jetonte në Elbasan dhe u dënua me 10 vite burg me akuzën se kishte bërë propagandë kundër pushtetit të atëhershëm Enverist dhe mbronte shokët e tij patriotë nga Kosova.
Ahmet Krasniqi është varrosur afër Azem Hajdarit në Tiranë, njihej me të? Po, Azem Hajdari dhe Ahmet Krasniqi njiheshin mirë, sepse Azem Hajdari ka qenë mbështetës i fortë i çlirimit të Kosovës.
Mos kanë lidhje dy vrasjet bashkë? Mund të kenë lidhje, por ne nuk dimë asgjë në këtë drejtim. Sipas asaj që dihet, pas një darke pune në restorantin "Nëna mbretëreshë" nga restoranti dalin 3 automjete dhe rrugës i ndal policia shqiptare e maskuar, dy i lëshon por ua ndërron drejtimin, ndërsa automjeti ku gjendej Ahmet Krasniqi niset në drejtim të banesës ku banonte.
Me kë ka qenë Ahmet Krasniqi kur është vrarë? Drejtues i automjetit ka qenë Naim Geci dhe një gazetar-oficer Rifat Haxhijaj, të dy jetojnë në Zvicër. Vrasjen nuk e kanë shpjeguar asnjëherë publikisht.
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi kanë pasur njohje me Ahmetin? Hashim Thaçin e di se ka pasur njohje, ndërsa për Ramushin s'mund të them, se nuk e di.
Pse u rrit në shtëpinë tuaj Ahmet Krasniqi? I ati i Ahmet Krasniqit vdiq pas torturave serbe rrugës për në spital, ndërsa e ëma i vdiq pak kohë pas lindjes së Ahmetit. Në kohë që ai do lindte, 36 anëtarë të familjes sonë kanë qenë në burg në Vushtre. Kur i erdhi koha me lind, nanën e Ahmetit e nxorën prej burgut e ajo shkoi te vëllezërit e vet në Bushnicë. Ai u rrit jetim e deri tre vjeç ka nejt te dajat. Më pa Shehidja, gjyshja ime, gruaja e Haziz Xhilivodës e rriti atë e Bexhetin deri sa u shkolluan.
Po jeta e vëllait të vet? Më 1981 Bexheti u dënua për mbajtje të librave të ndaluar dhe u burgos. Më pas iku në Gjermani, aty ku ende jeton.
Ekziston shtëpia juaj e vjetër? Jo, ajo u kall nga lufta e gërmadhë ka mbet.
Shumë njerëz kanë marrë tituj, por duket se emri i Ahmet Krasniqit është lënë pak në hije? Ahmet Krasniqi është shpallur Hero i Kombit e për sa i përkeq asaj çështjes së lënë në hije, po jua përsëris që, me u hap dosja e Ahmetit, dalin në shesh shumë të palara, e kjo kuti e Pandorës s'i intereson politikës me e hap.
Po rrugë me emrin e tij a ka? Po, ka një rrugë në Prishtinë, që më parë njihej si rruga "Dragodan", ka në Prizren në lagjen "Artakall" dhe në Mitrovicë.
Tani, meqë bëhen 15 vjet nga vdekja e tij, do i kërkoni eshtrat e tij për t'i bërë në rivarrim siç i takon? Sigurisht që ne dëshirojmë shumë që t'i kthejmë eshtrat e Ahmet Krasniqit në Kosovë, por duam ta bëjmë këtë institucionalisht, sepse ashtu i takon. Kemi kërkuar për një vend në Varrezat e Dëshmorëve nga Isa Mustafa dhe ai ka premtuar se do e bëjë të mundur, por ka thënë që kjo do punë. Por ne do kërkojmë 'non stop' të sillen eshtrat e tij në Kosovë ashtu siç i takon. Ndërkaq, duam të sjellim në Kosovë edhe eshtrat e gjyshit, Haziz Xhilivodës, i cili ndodhet i varrosur në Elbasan.
U jeni drejtuar institucioneve shqiptare për hapjen e dosjes? Po, Bexhet Krasniqi, vëllai i Ahmetit, ka kërkuar të hapet dosja dhe i kanë thënë që të gjejë një avokat të fortë për të ndjekur këtë çështje. Por s'e kuptojmë pse për një vrasje të një niveli kaq të lartë duhet të merremi ne me avokatë, dhe shteti shqiptar ku u krye vrasja nuk përpiqet me zbardhë çështjen e me gjet fajtorët. 

Libri, Kosova pasqyrohet si shtet i “mafias”


Pierre Pean, gazetari që ka tronditur Francën në vitin 2008 me një libër që flet për lidhjet e supozuara të ish-ministrit të jashtëm francez Bernard Kouchner me ish-diktatorët afrikanë, po përgatitet që kah mesi i prillit të hedhë në treg një libër të ri. Këtë radhë nuk ka për temë Afrikën, por Kosovën.

Funksionimi i SHIK-ut, lidhjet e kësaj strukture që pretendohet se ekzistojnë me kryeministrin aktual të Kosovës Hashim Thaçi, aktivitetet e nëntokës në Kosovë, lufta e UÇK-së, akuzat për krime lufte dhe lidhjet e pretenduara të nëntokës me ish-kryeministrin tjetër, Ramush Haradinaj, janë subjekt i librit, shkruan gazeta “Tribuna”.

Sipas burimeve të gazetës, libri kryesisht mbështetet në raporte të inteligjencës së trupave franceze që kanë operuar në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Sipas të njëjtave burime, ky libër është i fokusuar kryesisht në aktivitetet e pasluftës në Kosovë.

Falet apo nuk falet gjaku, kjo është çështja?


Falet apo nuk falet gjaku, kjo është çështja?
Ata janë të vendosur të gjithë në “burgjet” e “lirisë së munguar”, si gjallesa të një djerrine që të dhuron peizazhin e një epizmi natyror ku duan dhe përpiqen të jetojnë. Nuk dinë se cila është koha dhe sa e gjerë është hapësira. Një familje e thjeshtë që e mat gjithçka, fatin, lirinë, dinjitetin, shpresën, ëndrrën, të sotmen dhe të ardhmen me rrugëtimin e një karroce që ka si një njollë në trup të saj një numër celulari. Ajo lëviz për të treguar se misionin e jetës e ka gati mesjetar, ndërsa kohë-ekzistencën në periudhën e virtualitetit dixhital. Një përzierje kjo mes civilizimeve të ndryshme. Njeriu që shpërndanë bukën në fshat, këtë “mish të Jezuit” ruan brenda vetes gjithçka që vjen nga thellësitë e honeve dhe gëzohet gati si i kapur në pafajësi, ndërsa bijtë e tij krijojnë vegime me mrekullitë virtuale të botës dixhitale. Duket si një antropologji primitive në shpirt dhe doke, por moderne formalisht në komunikim. Ky kontrast është një gjetje e përkryer filmike që sjell si “brumbull” lëvizës, burgun e parë. Është “burgu i bukës së përditshme” që duhet të mundi jo thjesht varfërinë për të edukuar fëmijët në shkollë, të cilët çuditen se si rriten dhe ushqehen edhe sfungjerët por, se njëkohësisht do të duhet të paguajë me gjak, lëvizjen e jetës. I tërë filmi “Falja e gjakut” luan me metaforën se sa jemi të lirë për të lëvizur. Si e mendojmë lëvizjen? A jemi njerëz të lirisë apo rrugët e shqiptarëve janë ende të zëna edhe në kohët moderne? E mbi të gjitha, e kemi ne shqiptarët lirinë e jetës? Apo vijojmë mugëtirave të shpagimit sepse kështu jemi gatuar? Njerëzit jepen të mbetur peng e një separatizmi medieval. “Mos kalo rrugës së tokës sime por bjeri fshatit qark për të dalë në ‘xhadenë’ kryesore”. E gjithë kjo”materie” jetësore mund të të duket si një sherr banal apo një hakërrim i momentit. Por ja që na rezulton në filmin e regjisorit amerikan Joshua Marston, jo thjesht një kurth fati. Ajo ofrohet si një “trase e jetës” ku edhe në shekullin XXI shqiptarët u dashkërka të paguajnë me gjak dhe të falin gjak sepse kanë mure dhe llagëme brenda vetes. Asgjë nuk zë fill nga e kaluara e largët ku veprimet dhe kodet e gjakut jetonin jashtë hijes së shtetit dhe autoritetit të sistemeve të munguara. Ky kapërcim në konceptimin e strukturës dhe përmbajtjes së “Faljes së Gjakut” zakonor e vetparagjykon veprën me pavërtetësi historike. Episode të tillë mund të gjesh dhe mozaiku i tyre mund edhe të ndërtohej i tillë por, se ka një moral artistik që ritualin njerëzor e sjell “genuine”, ndryshe bie preh e një shfokusimi problemor, pa ç’ka se fokusi vizual mund të lëvizi estetikisht në përsosmëri. Nëse do të ndërtohej një film për “Vendetta-n” e Prosper Mérimee-s, dhe do të devijohej deri në deformim të filozofisë së “shpagimit” me gjak, reagimi Korsikanëve do të vinte vrullshëm ndaj denatyrimit të identitetit. Tek ne mungon me sa duket një kujdes i tillë.
Gjithçka në film provokohet në një sherr njerëzish që fyhen në paedukatë por që nisen të udhëtojnë brenda ngujimit dhe fshehjes, në një mbyllje izoluese në aspektin fizik, dhe mendojnë të takojnë “shtegun” në të kaluarën e largët të “gjakmarrjes” të kodit e të moralit të saj dhe shfaqen të “besarët” që nuk janë më ata njerëzit e çiltër dhe ekzotik, por ca fjalëshumë që japin e marrin në një llafazanëri shterpe ose individë që në vend të qeleshes së bardhë dhe fisnike kanë një kapele “borcelino” dhe një listë kërkesash për “pagesën e pajtimit”. “Gjaku i falur” dhe “tregu i faljes”, ky përfundim të sjellë në dëshpërim sepse rezulton se aktualisht ne shqiptarët as edhe në hullinë e së drejtës zakonore nuk qenkërkemi. Bashkëjetojnë kështu në një “prostituim”, traditat e papërligjura zakonore me njerëzit e tregut që asgjë nuk u ka mbetur nga ai visari brilant. Janë të tillë që dëshirojnë ta mbajnë gjallë këtë lloj “burgosje me ngujim” sepse vet ata janë në një tjetër burg, në “burgun e kotësisë jashtë-institucioneve” me qëllim të vetëm përfitimin. Ky realitet sa do i vërtetë që mund të jetë qoftë edhe si episode, qëmtuar nga bashkëskenaristët apo regjisori falë “kohëshkurtësisë” që jetuan në ato zona nuk do duhej të mjaftonte për këtë kumt të trishtë. Së paku të kishin studiuar dy manuale shkencore veprën e albanologut të shquar austriak George Von Hann “Studime Shqiptare” dhe studimin e kohëve të fundit të një japonezi me titull “Kodi zakonor shqiptar dhe nënshtresat kulturore”. Një vakum i tillë ka bërë që mes kuadrove filmike kudo që filmi shkon për t’u shfaqur spektatori i huaj ta shikojë antropologjinë tonë të tillë që nuk ka fuqi dhe që nuk dashkërka të dali jashtë këtyre rrathëve koncentrikë që janë të mbyllur për të parë përtej tyre. Njerëzit shfaqen si të bllokuar mes mureve të marrëzisë së tyre, krejt të paaftë për të parë në një botë tjetër që pluskon liri dhe jetë pa brenga. Ata janë të “kryqëzuar” dhe llahtarisen se mund të paguash edhe për një gjak që nuk e ke borxh pasi nuk je ti vrasësi dhe se ky i fundit si edhe shpjegohet në film ishte dënuar nga gjykata. E gjithë kjo mjegull marrëzie të mban në morsin e ngujimit dhe ballë përball si dekor janë një kullë e moçme që lyp gjakun e shpagimit dhe një shtëpi e kohës që nuk mund ta përfundojë katin e sipërm. Në të dyja këto ngrehina fëmijët nuk shkojnë në shkollë, janë të dënuar më mungesën e lirisë ose janë të ngujuar në izolimin e gjakmarrjes. Ky fakt është real. Kjo këmbanë alarmi të shkund në përgjegjësi. “E ardhmja e burgosur” mund të quhej ky realitet që ende shoqëria shqiptare mbanë mbi shpinë.
Por, se arsyeja përse ndodh kështu në këtë film nuk është e motivuar nuk harmonizohet me kodin zakonor. Ky “nonsense” të lëndon, sado që virtualiteti artistik mund të bëjë kërcime të tilla në emër të lirisë krijuese. Rastet e vetëgjyqësisë tejet frekuente në ditët tona ndodhin dhe deklarohen kur drejtësia nuk vepron ose keqvepron me dënimet e saja. Tek shihja filmin, më mundonte një brengë jo e krijuar nga ky art magjik, por provokuar pozitivisht me një estetik filmike të arrirë dhe me një lojë brilante të protagonistëve, djalit( interpretuar nga Tristan Halilaj) dhe vajzës( interpretuar Sindi Laçej) që hynë pa lejen dhe dëshirën e tyre në gjak. Më buçiste në shpirt: “A dinë të sillen shqiptarët me jetën?” “A mos vallë ata qenkërkan të destinuar ta vrasin jetën e tyre në çdo kohë apo keqas në gjithëkohësi”? Dhe më tej akoma përtej jetës së humbur, asgjë Talmudiane nuk këndohet në ritualin e tyre “bota pakësohet kur vdes një njeri, bota shtohet kur lind një njeri”. Të dalësh nga kjo djerrinë shpresëhumbur, në emër të një dashurie mes dy të rinjsh dhe të kesh kurajë që të thuash mjaft, kjo është një kreshendo filmike që të bën të rrëqethesh. Ky është një aks në dramacitetin filmik që të mbanë pezull dhe të dhuron emocion. Autorët e filmit e kanë trajtuar këtë relacion në gjithëplanësi kumunikimi nga ato reale deri tek ato virtuale. Dashuria e “vret” ngujimin. Kjo pikërëndesë është e vetmja që e kthen njeriun (spektatorin) në një hapësirë normale dhe në një drejtpeshim që e mbanë dramacitetin filmik në ekuilibrin e logjikës dhe mesazhit që përcjell. Ata brezat e rinj duan të dalin nga kjo “klaustrofobi mesjetare” ku gjithçka është e mbyllur dhe laget nga gjaku i derdhur dhe i falur. Brezat e rinj duan të dalin nga trajektorja e plumbit vrasës. Sythe të tillë po çelnin pa frikë ndaj vrazhdësisë së adultëve të ngurtë dhe të pandjeshëm që bllokojnë rrugën e një vajze apo punën e saj të përditshme për bukën e familjes, thjesht se gjakësit nuk mund të vrasin një femër por mund të poshtërojnë atë edhe kur është ende fëmijë. Një burrë tjetër rend që me “Mercedesin” e tij t’ia kalojë kalit të lodhur të “karrocës së fatit”. Një i tretë tjetër e rraskapitë vajzën në “gjembat” e një tregu me cigare kontrabandë. Kaq shumë burra antifemër në këtë djerrinën tone të gjakmarrjes? E sjell në mendje këtë brengë. E shtyjë tutje me vetqetësimin se është thjesht film. Ajo ringjallet nga kronika e zezë e ditës dhe në pafuqi nuk më) mjafton as edhe braktisja e këtij realiteti duke u strehuar në jetën personale. Filmi në këtë kuptim të zgjon, “të godet me shuplaka” për të të bërë esëll sepse ky realitet është i yni si pronë e marrëzisë kolektive dhe atij konservimi që ndrydhë çdo lumturi a pasion që zë fill nga liria e substancës femërore. Para se të dashurosh u dashka të ngujohesh, para se të ëndërrosh u dashkërka t’i burgosësh ato sepse jeton në hapësirën njerëzore të gjakmarrjes. Ishte pika kulmore kur një person nga familja e të vrarit i thotë “vajzës së karrocës” mos kalo më edhe në rrugën nacionale shko atje në fshatin tënd. Një tkurrje e tillë e mundësisë për të jetuar nuk lë të kondensohet asnjë ndjesi njerëzore. Ajo ç’ka mund të shndërrohet nga avuj në rrjedhje është pafuqia në peshën e palirisë e shndërruar në lotin njerëzor të sinqeritet dhe padurimit. Udhëtimi tjetër është ai i djalit të ngujuar brenda vetes që e solli atë në një eksplorator të murrit. Gërvishtët me thikën e fatit sepse nuk duronte dot më. Mungonte ajri lirisë. Duhej të vritej frika. Dhe ai e vrau së pari ndaj të atit. “Dorëzohu në polici”, - dhe këtu bie ai lloj kujdesi që ishte dhe nuk ishte i tillë. Njeriu nuk do thjeshtë të ngopi barkun. Brezat e rinj duan të mbushen me liri. Udhëtimi drejt shtëpisë së atyre që prisnin të merrnin gjakun është një veprim filmik që jo vetëm të prekte thellë por, se e sillte dramacitetin në një majë besueshmërie dhe natyraliteti që të bënë të mendosh porosinë e Dhiatës së Vjetër, “Të lirë nga frika”. Por në atë moment nuk u dëgjua ndonjë këmbanë, psalja e priftit apo kënga e hoxhës në minare. Duket se për autorët e filmit edhe Zoti e kishte harruar këtë humbëtirë. Atje tek hapësira e “gjakut të pafalur të qëllonin edhe kur je i ngujuar. Po rruga e lirisë a ekziston për këta njerëz?! “Drejt lirisë do duhet të shkojmë vetëm apo të gjithë së bashku”. Autorët e filmit kanë preferuar ikjen vetëm. Mund të jetë edhe kështu. Por se së paku vajzën që i mbante gjallë ëndrrën e të qenit i lirë, përse “ikanaku” drejt “liri-arratisë” nuk e përfilli? Të lësh kështu pa motiv, gati në braktisje atë ç’ka të ka ushqyer për të kuptuar se sa e bukur është jeta jashtë peshës së izolimit? E gjithë kjo zgjidhje filmike të bën të ndjehesh jo mirë me motivet dhe argumentet e mesazhit që edhe një vepër arti përcjellë. Të braktisësh ëndrrën, a është kjo e përligjur në një udhëtim drejt të panjohurës që konsiderohet liri thjesht sepse po të qëndroje më atje do të përfundoje në “burgun” e fundit, në varr? Gardhi me gurë dhe ferra mbeti atje stoik për të pritur viktimën e radhës. Ata njerëz ishin të dënuar në paliri. A jemi ne shqiptarët të tillë dhe deri kur? Për autorët e filmi “Falja e gjakut”, po, ne jemi të tillë. Deri kur këtë përgjigje do duhet ta marrim jo nga të huajt por nga vetja sepse ky film që merr një materie antropologjike shqiptare nuk është film shqiptar as në komponentët ligjor që e bëjnë të tillë, as në filozofinë filmike, as edhe në kumtet që rreshton si “burgje” që tregojnë se këta njerëz ekzotikë nuk dinë ta ndërtojnë LIRINË. Fjalët e nënës në fund të filmit “se kjo ikje është më e keqe se ngujimi sepse nuk do ta shohë më djalin”, godasin rëndë. Por se autorët e filmit nuk ndalen. Arratia ishte shtegu i vetëm. Dëshiroj që të mos kem gabuar sepse liria është jetike jo thjesht dhe vetëm si e drejta e jetës. Do duhet të shkojmë tek një liri tjetër. Të dalim nga tabutë e primitivizmit. Kjo lloj kërshërie qoftë edhe artistike më shumë na dëmton se sa na jep vlerësim. Të ikim nga vetja për t’u bërë njerëz të lirisë. Ky është udhëtimi që pret rrugëtimin tonë të përbashkët, pse jo edhe në pelikulën artistike.

Bleona do të performojë në “White Party”

Friday, March 22, 2013

Bleona Qereti do të performojë në festën vjetore “White Party 2013″, ku pritet të sjellë si premierë këngën debutuese për SHBA.
Bleona Qereti
“Do të jem në ‘White Party’ që është festivali më i madh i homoseksualëve në Kaliforni. Më pëlqen të performoj përpara turmave homeseksuale, ata janë të gjithë të lidhur me anën e shkëlqyer të muzikës dance dhe unë gjithmonë mezi pres performimet përpara asaj turme, pasi që e di se të gjithë ne do të argëtohemi”.
“Unë mund të garantoj se do të bëj shfaqjen më të mirë që kanë për të parë atje, sepse unë nuk mund të pranoj që kushdo tjetër të bëjë performancë më të mirë se unë”, ka thënë Bleona.
Ngjarja do të zhvillohet nga 29 marsi deri më 1 prill në Palm Springs, Kaliforni, ndërsa krahas Bleonës, e cila do të performojë më 30 mars, aty do të jenë edhe yje të tjera si Carmen Electra, Ana Matronic nga “Scissor Sisters” dhe Alexis Jordan. 

Adelina Berisha me klip të ri

Adelina Berisha shumë shpejtë do të sjellë videoklipin e saj më të ri.



Këngëtarja seksi, e cila është e admiruar për të pasmet e saj, ka realizuar këngën me titull “Tjetër s’ka” dhe tashmë ka filluar edhe xhirimet e videoklipit.
Kënga e re e saj është realizuar nga dyshja Zzap & Chriss ndërsa tekstin e ka shkruar nga Uki dhe së shpejti pritet të lansohet në mediumet elektronike.

Netanyahu i kërkon falje Erdoganit

Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, i ka kërkuar falje Turqisë për incidentin e vitit 2010, kur njësitet speciale izraelite sulmuan anijen që bartte ndihma humanitare, "Mavi Marmara", gjatë të cilit sulm janë vrarë nëntë turq. Burime të afërta me Qeverinë e Republikës së Turqisë, konfirmuan këtë informatë.

Zyrtarët amerikanë, në një deklaratë të dhënë gjatë fluturimit të avionit presidencial "Air Force One", kanë thënë se Izraeli ka kërkuar falje për sulmin e sipërpërmendur. Bëhet e ditur se Netanyahu e telefonoi kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit në aeroport me presidentin amerikane Barack Obama, në vizitën e tij të parë në Izrael.
"Kryeministri e bëri të qartë se rezultatet tragjike, sa i përket ‘Mavi Marmaras’ ishin të paqëllimshme dhe se Izraeli shpreh keqardhje për lëndimet dhe humbjet e jetëve”, kanë thënë nga qeveria izraelite. “Në dritën e hetimeve izraelite, për këtë incident, që vuri në dukje disa gabime operative, kryeministri Netanyahu i kërkoi ndjesë popullit turk për gabimet që mund të kenë çuar në humbjen e jetëve dhe është pajtuar për të përfunduar marrëveshjen për kompensim”.
Komandot izraelite më 31 maj 2010 kishin sulmuar anijen “Mavi Marmara”. Incidenti kishte ndodhur në ujërat ndërkombëtare, ndaj kishte shkaktuar tensione të mëdha mes Turqisë dhe Izraelit. Zyrtarët turq kanë kërkuar nga Izraeli falje zyrtare dhe të paguajë dëmshpërblimin për familjet e viktimave.
Ishin gjashtë anije me qindra aktivistë që ishin nisur nga Qiproja dhe kishin vazhduar rrugën për në Rripin e Gazës. Izraeli kishte kërcënuar vazhdimisht që anijet do të ndalohen në rast nevoje më dhunë. Në bord ishin rreth 10 mijë tonë mallra, në mesin e të cilave materiale për shtëpi, 500 karrige me rrota për invalidë si dhe pajisje të tjera mjekësore.
Pas sulmit Ankaraja ka thirrur në një mbledhje urgjente ambasadorin izraelit, ndërsa ka kërkuar zyrtarisht mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Mediat e huaja shkruajnë sot se Erdogani e ka pranuar kërkimfaljen dhe se Netanyahu gjatë telefonatës kishte thënë se gjatë takimit me presidentin Obama kishte biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe për rëndësinë e raporteve turko-izraelite.
"Kryeministri shprehu keqardhje për përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe vuri në dukje angazhimin e tij për të zgjidhur mosmarrëveshjet, në mënyrë që të avancojnë paqen dhe stabilitetin rajonal”, thanë nga qeveria izraelite. “Netanyahu po ashtu ka theksuar se Izraeli tashmë ka hequr disa kufizime në lëvizjen e civilëve dhe të mallrave, për të gjitha territoret palestineze, përfshirë Gazën, dhe se kjo do të vazhdojë për aq kohë sa do të ruhet qetësia”.

20 Kuriozitete Shkencore Te Dobishme


1.Rusia eshte shteti me i madh per nga siperfaqja me 17.075,000 km².

2.Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencetaret erdhen ne perfundim se perkunder kokes se madhe, eshte peshku me budalla ne Bote, sepse ne pranvere ku bene nxehte, ne breg te lumit rriten shelgjet dhe ne uje bien thuprat e ketij druri se bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutesi i perbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Ne lukth keto fije te shelgjes leshojne alkool qe e ben peshkun te humbur.

3.Malet me te larta ne Ballkan jane Alpet Shqiptare dhe kane 13 maje me mbi 2.500 metra lartesi dhe siperfaqe 2.240 km².

4.Rruga me e vjeter ne Ballkan ka qene “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

5.Njeriu me i gjate ne bote ka qene 2.72 metra.

6.Ne trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimeter.

7.Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.

8.Flutura me e madhe ne Bote eshte 270 centimetra katror.

9.Qelizen i pari e zbuloi shkencetari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky eshte zbulimi me i madh ne mjekesi, sepse qeliza eshte njesia themelore kryesore e çdo organizmi te gjalle.
Piktori venecian Marco Basaiti qe pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qene me prejardhje shqiptare.

10.Ne qytetin e Amalfit ne Kampani ne kishen kryesore te ketij qyteti, ne vitin
1506 ngritet permendorja e varrit te perbashket te familjes se Skenderbeut me nje shqiponje dykrenare shqiptare.

11.Piktori venecian Marco Basaiti qe pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qene me prejardhje shqiptare.

12.Gjaku ne organizmin e njeriut udheton shume shpejte: prej zemres deri te gishterinjte e kembes arrin per 16 sekonda, deri ne tru per 8s, deri ne mushkeri vetem per 6 s.

13.Ne Turqi gjendet nje skulpture, veper e natyres, qe paraqitet nje grua duke qare. Lotet e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta te ujit qe ndodhen nen shkemb.
Ujevara me e madhe ne Bote eshte “Engjel” e lumit Karao (Venezuele). Lartesia nga e cila bie uji eshte 1.000 m. Kjo ujevare eshte vetem nje nga shume ujevarat e larta ne keto ane te Venezueles. Emrin e ka marre sipas pilotit amerikan Xhimi Engjel i cili ne vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur ne ditarin e tij.
Ujevara e dyte eshte ne Republiken Jugafrikane me lartesi 414 m.
Ujevara e trete eshte “Kukenani” ne Venezuele me 610 m, lartesi.

14.Mali me I larte ne Kosove eshte Gjeravica me 2.656 m, lartesi.

15.Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk beri asnje mungese ne shkolle. (ky paska qene……)

16.Helmi i Meduzes mund ta mbys njeriun nese eshte ne sasi te medha, ndersa shkencetaret prej tij po perpiqen te nxjerrin ilacin per sherimin e semundjes se zemres.

17.Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-te fliste dymbedhjete gjuhe kur i kishte vetem tete vjet moshe.

18.Gjate ndertimit te kanalit te Panamase kane humbur jeten me teper se 25 mije njerez.

19Masa e virusit ndaj mases se njeriut mesatar eshte proporcionale me masen e njeriut ndaj mases se Tokes.

20.Gjirafa eshte e vetmja kafshe e cila mund te dalloje ngjyrat, sepse syri i saj eshte perafersisht i njejte me syrin e njeriut.

Po sikur te ishin femijet tuaj?



Para disa ditësh, disa të rinj demonstruan para selisë së Kuvendit kundër keqtrajtimit të disahershëm të fëmijëve shqiptarë në Maqedoni. Kërkonin, me të drejtë, përkrahjen e shtetit shqiptar, i cili po heshte, ndoshta edhe për hir të “stabilitetit në rajon”, aq shumë të kërkuar së fundi nga ndërkombëtarët, pas etheve “malarike” të Berishës për nacionalizëm të vonuar e të sforcuar. Demonstruesit mbanin një parullë ku shkruhej: “Po sikur ata të ishin fëmijët tuaj?”... Ishte thirrje sa sentimentale, aq edhe e arsyeshme. Të rinjtë besonin se kësisoj mund të preknin sadopak telat e zemrës të udhëheqësve tanë, duke iu kujtuar se, edhe ata kishin fëmijë... Prandaj... prandaj le të mendonin për fëmijët e rrahur e dhunuar për shkak të racizmit me po aq dhembshuri si të ishin fëmijët e tyre!... Si është bërë e udhës në komunikimin e përditshëm qeveri-popull e udhëheqës-qytetar, edhe kjo thirrje origjinale u përcoll me mospërfillje e me heshtje “demokratike”, e cila në praktikë shqipërohet kështu: “Bjerini legenit, bjerini! Mirë bëni që i bini, se kështu duket sikur edhe tek ne ka liri dhe demokraci!”...
Qytetarët shqiptarë nuk ngrihen në protestë nëse policia rreh, vret, apo dhunon një të ri, si ndodh në të gjitha vendet e qytetëruara sepse janë të bindur që, edhe po të protestojnë, askurrgjë nuk ka për të ndodhur, asnjë hall nuk ka për t’u zgjidhur, edhe sikur t’u drejtojnë një thirrje të tillë prekëse qeveritarëve: “Ju lutemi, ju bëjmë rixha, vini dorën në zemër, mendoni për popullin si për popullin tuaj”!
Tek ne nuk mund të ndodhë si në Bullgari e as si në Kosovë, kur qytetarët u ngritën në protestë për faturat e ÇEZ-it, edhe pse ato tre muajt fundit, pas dënimit të çekëve, janë dyfishuar... Prandaj ka një qasje inerte e moskokëçarëse, deri në arrogancë, ndaj halleve dhe problemeve reale të shoqërisë. Është bërë e udhës të mos jepet dorëheqje, të mos ketë reflektim, të kërkohet ndjesë as kur policia të vret, as kur të burgos pa të drejtë, as kur të përmbyt, as kur uji i pijshëm, qumështi, mishi apo buka e gojës dalin të infektuar e me përzierje që shkaktojnë kancer, as kur opozita proteston dhe as kur vetëdigjen me benzinë, në mes të kryeqytetit, prej dëshpërimit, ish-të përndjekurit.. “Ne e kemi marrë pushtetin me votë”, “ne kemi mandat për të qeverisur, ndaj mund të bëjmë si të duam”, ngjan me parullën e komunistëve, pas lufte: “Ne e fituam pushtetin me grykën e pushkës, ndaj na takon të flasim e të veprojmë në emër të popullit!”...
Kjo është shenja më ndjellakeqe e një krize morale!
***
Por e keqja më e madhe për një shoqëri qenka kur kriza morale bie mbi fëmijët, kur edhe ata bëhen viktima të kësaj rropame.
Para disa ditësh policia e Tiranës zbuloi një maniak, një pedofil, i cili paskësh rrëmbyer një fëmijë dhe vrarë një tjetër, i cili prej disa muajsh ishte shpallur i humbur... Për familjen e fëmijës, të cilit po i kërkohen eshtrat në Sharrë, tragjedia e kapërcen kufirin e një vdekjeje aksidentale, sepse për ta nuk ka dhe nuk gjendet dot asnjë lloj ngushëllimi. Krimin në fjalë është pak ta quash makabër dhe pedofilin nuk mjafton fjala ta cilësosh monstër!
Tani del se në këto vite paska gati pesëdhjetë raste të abuzimeve seksuale me fëmijët, pa përmendur ato që nuk raportohen në polici... Një psikologe këshilloi prindërit edhe mësuesit që të edukojnë fëmijët që këta të mos pranojnë të shoqërohen me të panjohur... Por a është kjo zgjidhja, - mbyllja e fëmijëve në shtëpi dhe izolimi i tyre nga mjedisi i rrugës? A mund të shpëtohen fëmijët tanë nga rreziku i infeksioneve morale, nga degradimi, nga humbja e vlerave njerëzore që burojnë prej krizës së thiktë morale dhe ekonomike? Ç’masa mbrojtëse ka shoqëria jonë për dukuri të tilla si droga, prostitucioni, mjerimi, analfabetizmi, prirja e të rinjve për një jetë të lehtë qejfesh, mode, orgjish dhe konsumizmi pa derdhur djersë? Në këto drejtime nuk ka asnjë profilaksi. Askush nuk është i mbrojtur, edhe në qoftë i pasur.

***
Dihet që “rruga” tek ne është bërë tejet e rrezikshme, sidomos për fëmijët. Jo nga trafiku i makinave, por nga trafiku i së keqes që nuk dihet se nga të vjen. Rrallë shikon fëmijë që shkojnë në shkollë të pashoqëruar. Fëmijët janë më të pambrojturit e më të rrezikuarit. Jo vetëm nga “rruga”, si institucion që nuk vihet dot nën kontroll, po edhe nga shkolla, ku jo vetëm droga, por edhe veset gëlojnë... Edhe familja, e cila nuk e përballon dot trysninë e “modernizmit” të beftë, të transformimit të vetes nga gjendja rurale në atë urbane, është e paaftë, e papërgatitur, madje në jo pak raste edhe e prirur për “infeksionet” e modës, të asaj mendësie që shprehet me: “Kështu e ka bota, pse ne ndryshe do të jemi”? Media luan një të papërballueshëm me spektaklet, videot, pornot, klipet, lakuriqësinë, vulgaritetin dhe virtualitetin e një luksi që në shumicën dërrmuese të popullsisë nuk ekziston dhe mungesën totale të programeve edukuese... Kështu, para ca ditësh, një i ri në “Big Brother” deklaroi para kamerave, po edhe para të fejuarës, se ai dikur kishte bërë rolin e zhigolosë.... d.m.th të prostitutës mashkull.... Por nuk janë të pakta programet kur fëmijët vishen me minifund, kur vihen të kërcejnë si Madona, të bëjnë sfilata mode e të këndojnë tallava e këngë të zjarrta dashurie... Dhe prindërit psherëtijnë të lumturuar: O, sa të talentuar e kam vajzën/djalin!...
Ndërsa qeveria, si kujdestare, i ka larë duart me vakt e me kohë, pasi ajo, siç dihet, ka vetëm një hall: si të miklojë fëmijët me “Facebook” apo me “Twitter” që edhe ata të mbushin sheshet, t’i duartrokasin dhe të votojnë për ta. Për fat të keq, kush më shumë e kush më pak, të gjithë ne jemi përshtatur me këtë zezonë morale. Ca me dhunë, ca me snobizëm e injorancë, ca nga nepsi për përfitime të shpejta e të kollajshme materiale (nëpërmjet gjoja “talentit” të paparë të fëmijëve...), e ca nga e keqja e varfërisë. Jemi përshtatur e nuk na bëjnë përshtypje jo vetëm lypsët, fëmijët që na fshijnë nëpër udhëkryqe xhamat, por as sytë e mjeruar të fëmijëve të ngujuar e të uritur për një copë bukë, që ju dridhet buza nëpër shtëpi-haure dhe shkolla të rrënuara... Çfarë brezi po rritim ne? Ku po shkojmë kështu?

***
Por më e rënda qenkësh kur të përdhunon, të dhunon, të poshtëron, të fyen, madje edhe të vret Drejtësia e vendit tënd. Sepse në fakt, fëmijën e dhunuar e të vrarë nga pedofili i Prrenjasit më së pari dhe më së shumti e ka dhunuar, vrarë, masakruar Drejtësia, Gjykata e Tiranës, e cila e paska kapur dhe gjykuar pedofilin në fjalë për të njëjtin “sëmundje”, por e ka lëshuar dhe... dhe e ka dënuar me... me 60 mijë lekë gjobë! Nuk është rasti i parë dhe as i fundit kur kriminelët, dhunuesit, vrasësit e perversët lihen të lirë nga gjykatat. Kur ne jemi kaq të pambrojtur, si mund të vetëmbrohen fëmijët?
Lexoni, sa për ilustrim, justifikimin e gjyqtares Shefkie Demiri për pedofilin e arrestuar, dhënë për një ndodhi të ngjashme, të mbetur në tentativë, disa muaj më parë: “...Në rastin konkret, gjykata ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, e cila cenon një marrëdhënie juridike të rëndësishme. Gjithashtu gjykata vlerëson personalitetin e të pandehurit si person i padënuar më parë për asnjë lloj vepre penale, si dhe aktin se i pandehuri i ka pranuar akuzat që në veprimet hetimore dhe është thellësisht i penduar”.
E pra, a funksionon në trurin dhe në ndërgjegjen e këtyre gjykatësve thirrja e sinqertë dhe pse jo, edhe naive e të rinjve: “Mendoni si për fëmijët tuaj!”? Si do të vepronte kjo zonjë dhe kolegët e saj po ta kishte pësuar fëmija i saj fatin e viktimës? Po krerët tanë? Përgjigja është e thjeshtë: ata do të veprojnë si kanë vepruar deri tani. Njëlloj sikur nuk ka ndodhur gjë, përderisa e keqja, krimi, nuk kanë hyrë në familjen e tyre. Dhe ja përse: Sepse tekefundit, ata kanë vënë ca para më shumë se fakirfukarenjtë, ndaj ju duket vetja më e siguruar... Por edhe pse shumica e tyre fëmijët i kanë nisur jashtë, nëpër ambasada e nëpër shkolla të Evropës e të SHBA-ve, ndaj kujtojnë dhe besojnë se kësisoj i kanë më të garantuar e siguruar. Harrojnë se kur Drejtësia nuk të mbron, po të vret, ky nuk mund të quhet mediokritet, ky e ka emrin krim shtetëror! Sepse në një shoqëri të tillë të terrorizuar e të infektuar, pa pikë profilaksie, askush nuk mund ta quajë veten dhe familjen e vet të imunizuar, të paprekshëm, edhe në qofsh kryegjyqtar, krye-prokuror, kryepolic, kryemafioz, komandant Garde, apo edhe kryeministër!

Vllasi: BE mund të imponojë zgjidhje për veriun

Thursday, March 21, 2013

Analisti politik, Azem Vllasi, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se nuk është optimist se dialogu Kosovë-Serbi , do të përfundojë me 2 prill, kur do të mbahet edhe takimi i radhës në mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.


Vllasi tha se arritja e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, për të ashtuquajturën asociacion të komunave me shumicë serbe, është e rëndësishme dhe njëkohësisht shumë e rëndë, si për palën serbe ashtu edhe për atë kosovare.
Sipas tij, nëse në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë nuk arrihet marrëveshje, Bashkimi Evropian (BE) do të imponoj një zgjidhje që do të kënaq të dyja palët.
“Për palën kosovare e rëndësishme në ketë dialog është që kompetencat e bashkësisë së komunave me shumicë serbe të mos dalin jashtë juridiksionit të Kosovës”, thotë ai.
Ai vlerëson se vijat e kuqe nga ana e palës kosovare janë tejkaluar me vetë faktin se në dialogun Prishtinë-Beograd, po flitet për çështje të brendshme të Kosovës.
“Pala serbe po kërkon që bashkësia të ketë kompetenca vendimmarrëse. Kjo kërkesë nuk besoj që do të pranohet prej Kosovës, sepse bie në kundërshtim me Kushtetutën duke nënkuptuar një nivel të tretë të pushtetit”.
Analisti Vllasi thekson se loja tashmë po luhet në oborrin e Kosovës, dhe sipas tij, kjo lojë është me plotë rreziqe për shtetin e ri.
“Në dialogun Kosovë-Serbi, vija e kuqe nga ana e palës kosovare jo vetëm që është tejkaluar, por madje nuk po respektohet as rezoluta e Kuvendit të Kosovës, sipas të cilës në dialogun Prishtinë-Beograd nuk do të bisedohet për çështje të brendshme të Kosovës. Tash për palën kosovare çështje esenciale është qysh si të shpëtohen me fytyrë prej dialogut”, tha Vllasi.

Rita: Do të zhvishesha për fansat

Rita: Do të zhvishesha për fansat

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka deklaruar se ajo do të zhvishej pa problem për fansat e saj, nëse ata do ta kërkonin këtë.

 22 vjeçarja ka thënë sipas Daily Star se ajo nuk do t’u rezistonte fansave dhe do të zhvishej në skenë nëse fansat e saj do të elektrizoheshin.
“Nëse fansat ndizen, do të ndizem edhe unë. Njerëzit dinë si të zhvishen dhe unë e dua këtë. Ndoshta do të më bënte edhe të qetësohesha dhe të pushoja pak”, është shprehur Rita.
Rita Ora së fundmi zhvilloi turneun e saj Radioactive, i cili ishte një sukses i jashtëzakonshëm.

Asociacioni sipas Ahtisaarit, kodi telefonik i Kosovës +383, pensionet e dëmet e luftës diskutohen në vjeshtë?

Burime diplomatike në Bruksel thonë se me formulimin e përbashkët të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë Ivica Dacic, pas raundit të shtatë të bisedimeve, se “nuk janë as afër e as larg marrëveshjes”, fshihet nga publiku fakti se palët negociatore janë pajtuar për asociacionin e komunave serbe, që do të funksionojë sipas parimeve nga Plani i Martti Ahtisaarit


Sipas informatave jozyrtare të ditores Danas, këtë asociacion e përbëjnë dhjetë komuna me shumicë serbe në tërë Kosovën, gjashtë nga të cilat janë në sistemin e vetëqeverisjes lokale të Kosovës, plus katër tjera në veri. Komunat serbe do të bartin një pjesë të përgjegjësive të tyre tek asociacioni i komunave. Zgjidhja, siç pretendohet, nuk do bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa në mbledhjen e ardhshme të paraparë për 2 prill, Thaçi dhe Dacici do të gjejnë zgjidhjen se si komunat në veri të kalojnë nga sistemi serb në atë të Kosovës (pasi zgjedhjet lokale nuk do të mbahen para vjeshtës, ndërsa thuhet se mund të mbahen bashkë me zgjedhjet parlamentare të Kosovës në mars 2013).
Qarqet e njëjta pohojnë se të dy palët janë afër marrëveshjes rreth telekomunikacionit: Kosova do ketë kodin telefonik +383, derisa serbët do ta kenë provajderin e tyre që do të ketë licencë të Kosovës për punë. Për 2 prill pritet të adresohet edhe çështja energjetike, financimi i institucioneve serbe në Kosovë nga Beogradi, si dhe nëse palët negociuese do të angazhohen për zbatimin e marrëveshjes me deklaratë të përbashkët apo me nënshkrim.
Edhe pse Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, e ka caktuar 2 prillin si datë të takimit final, burimet e ditores Danas thonë se në muajin e ardhshëm do të jetë edhe një raund “festiv”, me të cilin do të përmbyllet rrethi i “dialogut të kryeministrave”. Ndërkaq, sipas deklaratave jozyrtare, në vjeshtë me ndërmjetësimin, e Komisarit evropian për Zgjerim, Stefan Fule, do të flitet për borxhin, bilancin e ndarë, sigurimet, kërkimet në bazë të investimeve, dëmet e luftës, pensionet dhe çështjet tjera sociale.

Rama: Muhabet rrugësh

Kryetari i PS-së, Edi Rama komenton në një postim në blogun e tij, premtimet e kryeministrit Sali Berisha për punësimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në editorialin e tij të titulluar “Muhabet rrugësh” , Rama ironizon shifrat e kryeministrit për punësimin duke i cilësuar ato si gënjeshtra.




“Rruga është punësim” ishte mbishkrimi i një foltoreje qeveritare inaugurimesh. S’ka dyshim se qeveria që premtoi 160 mijë vende pune në vitin 2009 dhe që brenda tre vjetësh u humbi shqiptarëve 51 mijë vende pune, e ka një hall të madh me temën e punësimit. Sepse u ka borxh njerëzve 211 mijë vende pune, 160 mijë që ua premtoi për t’u marrë votën e nuk ua dha dhe 51 mijë që i kishin vetë e ua humbi. Dhe me teorinë laje borxhin me borxh së fundi u premton 250 mijë vende të reja pune, pra e rrit premtimin me rreth 45 për qind në raport me 2009. Që do të thotë se nëse largqoftë do t’i gënjente e vidhte në votën e tyre edhe njëherë shqiptarët, pas tre vjetësh në rrugën e rrënimit të mëtejshëm, mund t’i çojë humbjet e vendeve të punës në 45 për qind më shumë, 74 mijë!”, shkruan Rama.
Kryesocialisti është shprehur më tej se qeveria është zënë ngushtë nga shifrat e rritjes së papunësisë prandaj dhe ka shpikur edhe mbishkrimin “Rruga është punësim”.
“Sigurisht që këto parashikime nuk janë shkencore, por lehtësisht të kuptueshme dhe aspak të pamundura brenda logjikës së rrënimit që sjell pas vetes çdo premtim i Saliut, mu si një borxh më i madh që lan një borxh më të vogël. Por përtej asaj që nuk do të ndodhë në të ardhmen sepse Partia Demokratike nuk do të marrë një mandat tjetër, mbetet fakt se qeveria është zënë shumë ngushtë përballë realitetit të papunësisë në rritje gjatë gjithë këtyre viteve. 1 milionë të papunë janë një shifër ulëritëse që mund ta mbulosh duke e mohuar, aq sa mund të mbulosh krizën e gjithanshme që ka pllakosur familjen e zakonshme shqiptare e vetë Shqipërinë. Prandaj u duhet edhe një pohim dhe në pamundësi për të pohuar, me fakte jo me llafe, se kanë hapur ndonjë vend të ri pune, kanë shpikur së fundi mbishkrimin rruga është punësim” shkruan Rama.
Ai ka theksuar se për të rritur punësimin duhet një projekt i mirëfilltë zhvillimi dhe jo vetëm ndërtim rrugësh.

Kush po i “dhunon” gratë e dhunuara?!

Në adresë të një aktivisteje për të drejtat e grave, është lënë një kërcënim për ta mbyllur gojën ose përndryshe do ta “hajë” plumbin, një akt që aktivistja Igballe Rogova, në një prononcim për Telegrafin, e cilëson si tentim për t’ia mbyllur gojën atyre që duan të çojnë përpara disa prej kauzave të grave.


Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë ndaj kërcënimeve që i janë bërë Nazlie Balës, aktiviste e të drejtave të njeriut.
“Dje, në orët e vona të pasdites, Nazlije Bala u kërcënua me jetë. Kërcënimi anonim ka ardhur përmes një letre në derën e banesës së saj, ku shkruan: ‘Tlutemi mos e mproj turpin se tpret plumi ne ball’ (sic.). Kërcënimi lidhet drejtpërdrejt me paraqitjen e saj në emisionin televiziv të RTK-së, ‘Në kërkim’, ku ajo ka mbrojtur amendamentimin që është propozuar t’i bëhet Ligjit për të gjitha kategoritë e viktimave të luftës, për t’iu shtuar edhe kategoria e personave të dhunuar seksualisht”, thuhet në një kumtesë të RrGGK-së. “Cilido të ketë qenë motivi i atyre që duan të pengojnë këtë projektligj, ua bëjmë me dije se nuk do të kenë sukses. Të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë janë në përkrahje të Ligjit. Ky Ligj siguron përkujdesje për këtë kategori të goditur rëndë nga lufta dhe ua mbron dinjitetin”.
Rogova i ka cilësuar për Telegrafin si “budallallëk” shumë prej diskutimeve që u bënë në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, kur deputetët e partive në pushtet nuk miratuan disa prej propozimeve për ndryshime ligjore që ndërlidhen me gratë e dhunuara.
Drejtuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, ka thënë se derisa pushteti e shtynë këtë çështje që të mos votohet, atëherë duhet që t’ju shpjegohet qytetarëve përse u bë kjo.
“Këto gra kanë pritur 14 vjet një lloj dinjiteti, që vjen nga niveli më i lartë i pushtetit. Lëre që nuk treguan në Kuvend që këto gra kanë nevojë për dinjitet, por ato i nënçmuan. E këtë e bënë edhe gratë deputete, sepse ato votuan kundër. Ato nuk e kanë parë të rëndësishme çështjen e grave të dhunuara, por e kanë konsideruar të rëndësishme atë çka ju thotë partia”, ka thënë Rogova.
Por, anëtarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina, ka thënë se deputetët e partive në koalicion nuk janë kundërshtarë të kauzës së grave të dhunuara, por frikësohen se do të keqpërdoret si reklamë në raste të caktuara.
“Këtyre grave, po deshëm, mundemi shumë më shumë t’ju ndihmojmë. Por, mund t’i lëndojmë për së dyti duke bërë kaq shumë zhurmë. E di që ato nuk kanë qejf që të numërohen si gra të dhunuara. Tash, me ligj, ato hyjnë në radhën e viktimave civile. Edhe ka mundësi që ndoshta me akte nënligjore të sqarohen se si do të kompensohen dhe në të njëjtën kohë të mos keqpërdoret Ligji”, ka thënë Brovina, e cila është deputete e PDK-së dhe aktiviste për të drejtat e njeriut.
Sipas Brovinës, kjo kategori ishte edhe në kuadër të Ligjit për Vlerat e Luftës, ku si viktima civile cilësoheshin edhe gratë e abuzuara në luftë.
“Edhe atëherë ato kanë heshtur dhe nuk ka pasur gra që janë lajmëruar për të marrë përfitime”, ka thënë Brovina.
Ndërkohë, Igballe Rogova ka thënë se kur votuan kundër ndryshimeve në Ligj, deputetët e pozitës nuk e patën hallin që të mos hapin plagët e të dhunuarave, por thjesht nuk duan që të ketë më shumë shpenzime në buxhet.
“Edhe në këtë rast duhet kujtuar se në Bosnjë ka pasur pesëfish më shumë gra të dhunuara sesa në Kosovë, por vetëm 900 veta marrin këso benificione. Nuk është qëllimi i përfitimit, sa është qëllimi i dinjitetit. Ato e marrin njëfarë dinjiteti me anë të kësaj mbrojtjeje ligjore”, ka thënë Rogova.
 

Blogger news

Blogroll

Live Kosova

Most Reading

Blogger templates