ShareThis

Homee

Search This Blog

Bayerni me një këmbë në gjysmëfinale

Tuesday, April 2, 2013

Juventusi ishte kundërshtar i lehtë për Bayern Munichun në Allianz Arena. Takimi i parë çerekfinal mes dy gjigantëve të futbollit evropian përfundoi me rezultat 2-0 në favor të ekipit gjerman.
Vetëm disa sekonda pasi gjyqtari dha shenjë për fillimin e takimit, David Alaba pranoi një top nga Schweinsteiger dhe me një devijim të Arturo Vidal i çoi në ekstazë tifozët vendas (1’).
Bianconerët e menaxhuan kontrollimin e topit për disa minuta pas pësimit, mirëpo nuk kishin alternativa në fazën ofensive. Gjatë kësaj periudhe përmendim një gjuajtje të lirë të Andrea Pirlos, që ishte rasti i vetëm për t’u përmendur për mysafirët në pjesën e parë.
Lëndimi i Toni Kroos dhe inkuadrimi i Arjen Robben (16’) ndryshoi rrjedhën e takimit. Bavarezët e dominuan në tërësi pjesën e mbetur të fraksionit të parë me raste të shumta, dy nga të cilët i takuan pikërisht holandezit, por njërin ia mohoi Buffon, e tjetrin e goditi jashtë porte.
Bardhezinjtë ishin me fat që nuk u ndëshkuan më tepër në 45 minutat e para të takimit.
Loja e mrekullueshme e vendasve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë, me presionin e vazhdueshëm që ushtronin mbi Bianconerët, të cilët dukeshin të humbur në fushë.
Buffon mbrojti goditjen e Luiz Gustavos, por e lëshoi topin, të cilin e mori Mario Mandzukic dhe asistoi te Thomas Mueller. Gjermani realizoi me lehtësi (63’).
Pas golit të dytë dhe inkuadrimit të dyshes sulmuese Vucinic-Giovinco, skuadra mysafire ndërtoi disa aksione dhe u kthye në lojë për disa minuta, mirëpo nuk kishte fuqi që ta thyente Bayernin e fuqishëm që vazhdonte të prodhonte rrezik deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Rezultati 2-0 e bën një favorit të madh Bayern Munichun për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, duhet të presim edhe zhvillimin e ndeshjes kthyese në Juventus Stadium. /Telegrafi/



 

Blogger news

Blogroll

Live Kosova

Most Reading

Blogger templates