Kryesocialisti është shprehur më tej se qeveria është zënë ngushtë nga shifrat e rritjes së papunësisë prandaj dhe ka shpikur edhe mbishkrimin “Rruga është punësim”.
“Sigurisht që këto parashikime nuk janë shkencore, por lehtësisht të kuptueshme dhe aspak të pamundura brenda logjikës së rrënimit që sjell pas vetes çdo premtim i Saliut, mu si një borxh më i madh që lan një borxh më të vogël. Por përtej asaj që nuk do të ndodhë në të ardhmen sepse Partia Demokratike nuk do të marrë një mandat tjetër, mbetet fakt se qeveria është zënë shumë ngushtë përballë realitetit të papunësisë në rritje gjatë gjithë këtyre viteve. 1 milionë të papunë janë një shifër ulëritëse që mund ta mbulosh duke e mohuar, aq sa mund të mbulosh krizën e gjithanshme që ka pllakosur familjen e zakonshme shqiptare e vetë Shqipërinë. Prandaj u duhet edhe një pohim dhe në pamundësi për të pohuar, me fakte jo me llafe, se kanë hapur ndonjë vend të ri pune, kanë shpikur së fundi mbishkrimin rruga është punësim” shkruan Rama.
Ai ka theksuar se për të rritur punësimin duhet një projekt i mirëfilltë zhvillimi dhe jo vetëm ndërtim rrugësh.